Rama thotë se ka marrë mbi 75 deputetë: Një kryevepër

Kryeministri dhe Kryetari i PS, Edi Rama, ndërsa numërimi ende vazhdon, ka shprehur bindjen e tij se ka marrë mbi 75 deputetë në zgjedhjet parlamentare të zhvilluara dje dhe këtë e konsideron një kryevepër të realizuar nga populli.

Rama ka uruar mirëmëngjesin sot pas orës 8:00 në rrjetet sociale duke dhënë lajmin:

"Ju uroj një ditë të bukur me këtë kryevepër ende të pambaruar të njerëzve të zakonshëm të këtij vendi". Në një video më poshtë jepet shifra 75+ mbi hartën e Shqipërisë, ç'ka nënkupton mbi 75 deputetë të fituar.

Gatë gjithë fushatës elektorale, Rama propagandoi nevojën për 71 deputetë të domosdoshëm nga PS me qëllimin që të merrte "timonin" e qeverisjes.