Sulm kompjuterik? Që nga KQZ-ja, dalin jashtë shërbimit portalet kryesore qeveritare

Në përfundim të procesit të votimit të 25 qershorit, disa prej uebsajteve qeveritare duke filluar nga ai i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve kanë dalë jashtë funksionit. Pritej që aty të kontrolloheshin online, rezultatet e votimit, por kjo nuk ka qënë e mundur deri në orën 8:20.

Po ashtu, edhe të disa ministrave, përjashtuar faqen e Presidencës dhe Këshillit të Ministrave.

Nuk ka ndonjë deklaratë zyrtare se pse ka ndodhur kjo, por nuk përjashtohet edhe mundësia e ndonjë sulmi kompjuterik.