FOTO/ Tmerr në Kolumbi: Anija me 170 pasagjerë mbytet brenda 5 minutash
Një anije pasagjerësh u mbyt në një rezervuar në Kolumbinë veriperëndimore, duke alarmuar mbarë qytetin turistik.
Autoritetet deklaruan se 133 pasagjerë u shpëtuan, por gjashtë persona kanë humbur jetën dhe 16 të tjerë janë ende të humbur.
Anija “Almirante” u zhyt pranë qytetit popullor turistik të Guatapés.
170 persona ndodheshin në bord në momentin e mbytjes.
Një dëshmitari tha për “BBC”se varka u mbyt brenda pesë minutash.
Varkat e tjera aty pranë erdhën shpejt në ndihmë duke nxjerrë viktimat nga uji.
Disa të mbijetuarit bënë më dije se nuk u ishin dhënë xhaketa shpëtimi.
Helikopterët e ushtrisë dhe zhytësit u bashkuan më vonë me operacionin e kërkim-shpëtimit./SYRI.net/