FOTO/ Numërimi i votave ora 05:00, ja qarqet ku kryeson PS, PD dhe ku LSI po merr vota

Kur kanë kaluar 5 orë nga nisja e numërimit të votave dhe kur janë numëruar më shumë se 760 kuti, PS është duke kryesuar në shumicën e qarqeve.

Edhe pse duhen më shumë se 4 mijë kuti për tu numëruar, deri më tani lexohet se PD është duke mbajtur avantazhin në qarkun e Kukësit, ndërsa pritet ta marrë dhe në Lezhë dhe Shkodër.

Nga ana tjetër, LSI është duke marrë votat në Berat dhe Korçë e Fier, ku përveç Tiranës pritet të marrë mandate.

Më poshtë keni edhe fotot e situatës deri në orën 05:00 të mëngjesit të sotëm.