Rama shkon në mesnatë në selinë e PS. Ja kush e shoqëron

Pak pas mesnatës kryeministri Edi Rama u rikthye në selinë e Partisë Socialiste për të ndjekur procesin e numërimit të votave.

Rama ka ngritur dy gishtat dhe vijoi duke mos u ndalur për gazetarët

Pas tij ka hyrë kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj që u ka thënë gazetarëve: “Një fitore shumë e bukur”.

Në selinë e PS-së i treti që ka hyrë është kreu i PS-së së Tiranës, Saimir Tahiri.