Me katër akuza të rënda mbi shpinë, Veliaj i bindur që SPAK-u është i tredhur: Nuk dorëzohem unë…

Erion Veliajt i janë komunikuar katër akuza të rënda nga SKAP-i i partisë së tij si, pastrim parash, fshehje pasurie dhe korrupsion aktiv e pasiv. 

I sigurtë se SKAP-i i partisë së tij nuk ka çfarë i bën sepse ai ka mekanizma të forta shantazhi ndaj Edi Ramës, Veliaj ka nxjerrë kokën së fundi përsëri duket bërë të fortin publikisht dhe duket u bërë kështu një dëshmi e gjallë e degradimit e kapjes së sistemit të drejtësisë në vend.

Sa kohë që ai me katë akuza të rënda mbi shpinë lëviz i lirë dhe nuk ka asnjë masë ndaj tij dhe lejohet të shkojë ende në zyrë, ku ka të gjitha mundësitë të fshehë dhe prishë provat, pronari faktik i inceneratorit të Tiranës dhe kompanis 5D duket se ka gjetur mënyrën për ta sfiduar publikisht si Edi Ramën, si kolegët e tij të SKAP-it.

Në një takim të improvizuar me pensionistë, Veliaj, i cili u ka ndërtuar në çdo park nga një kullë, ka dërdëllitur për suksese në punën e tij. 

Kur është fakt tashmë se në Tiranë ka zona të tëra nga Astiri deri te Liqeni i Thatë, me mbi 100-mijë banorë që nuk kanë asnjë çerdhe, kopësht apo shkollë publike sepse Veliaj paratë që duhet të shkonin për shkolla i përlanë me inceneratorin fantazmë.

Më tej, është fakt se Veliaj ka shpikur skemën e vjedhjes 100% të atyre pensionistëve dhe gjithë taksapaguesve të tjerë të Tiranës me 5D e Harabelat e tij.

Veliaj duke qenë se ka mjete shantazhi ndaj Ramës, bën të fortin dhe flet për letra anonime, por vjedhjet e tij kanë qelbur gjithë Tiranën dhe janë tashmë një fakt publik.

Biseda e njeriut me 4 akuza të rënda mbi shpinë me ca pensionistë patronazhiatë që në lindje:

Qytetari: Bravo të qoftë! Gjithmonë na ke mbështetur! E ke bërë dritë Tiranën dhe po punon me mish e me shpirt.

Veliaj: Nuk dorëzohem, mos ki merak! E di për çfarë ma thua, por nuk dorëzohem.

Qytetar: Në asnjë mënyrë!

Veliaj: Po të duan, le ta marrin me votë, por me hile e anonime jo...

Duke kujtuar investimet dhe punët që ka bërë për Tiranën, Veliaj i sfidon kundërshtarët të përballen në kutinë e votimit.

‘Nuk dorëzohem unë me këta personazhe, se nuk e meritojnë! U them këtyre shokëve të mi - se kemi shokë edhe nga e djathta, kemi qenë në një shkollë bashkë - po më thatë që keni ndërtuar një shkollë të re, e lë unë këtë punë që tani, se do të thotë që dini të bëni një punë...

Herën e fundit që Veliaj ka qenë në SPAK,  më 26 dhjetor dhe doli prej aty i zverdhur, pasi u mar në pyetje për gati 5 orë. Menjëherë pas kësaj Veliaj iku me urgjencë në SHBA për të lobuar për çështjen e tij te pronari i përbashkët që ka me Ramën, George Soros.

Njeriu që tallej me premtimin e tranaportit publik falas, tani po përpiqet ta ofrojë vetë atë për qëllime elektorale.