Mos u habisni, Messi dhe Ronaldo nuk janë lojtarët më të shtrenjtë, shihni kush ka vlerën më të lartë

Nuk mungon vetëm Lionel Messi, që dje mbushi 30 vjeç, por dhe Cristiano Ronaldo, dy vjet më i madh se argjentinasi, nuk bën pjesë në podiumin e futbollistëve më të shtrenjtë të planetit, bazuar te vlera e tyre aktuale në merkato, sipas CIES, (Qendra Ndërkombëtare e Kërkimeve Sportive).

Sulmuesi brazilian i Barcelonës, 25-vjeçari Neymar, është futbollisti më i shtrenjtë i planetit, me vlerë 210.7 milionë euro.

Pas tij renditen dy lojtarë të Tottenham, Dele Alli (155.1 milion euro) dhe Harry Kane (153.6 milion euro), vetëm i katërti është Lionel Messi, që kushton 151.7 milionë euro.

Në vendin e pestë të lojtarëve më të shtrenjtë të planetit është Antoine Griezmann i Atletico Madrid dhe më pas vijnë me radhë Luis Suarez, Paul Pogba, dhe Gonzalo Higuain, i vlerësuar nga CIED 120.2 milionë euro.

Dhjetë vendet e para kompletohen me Eden Hazard të Chelsea dhe Paulo Dybala të Juventus, ndërsa vetëm i 11-i është Cristiano Ronaldo, i cili ka fituar katër herë “Topin e Artë” dhe është kandidati kryesor për t’u shpallur më i miri edhe në fund të këtij viti. Ndërkohë futbollisti italian më i shtrenjtë është Insigne, në vendin e 32-të, me vlerë rreth 80 milionë euro.