Basha sms komisionerëve: Kemi fituar, tani të numërojmë votat

Kreu i PD-së, Luzlim Basha ka nisur një mesazh strukturave, kandidatëve, numëruesve, komisionerëve dhe vëzhguesve.

“Të dashur kryetarë, kandidatë, numërues, komisionerë dhe vëzhgues:

tani nis procesi vendimtar i numërimit të votave. Të gjitha burimet tona flasin për një votë masive të qytetareve për PD dhe FITOREN tone!

Tani është detyra juaj e shenjtë të garantoni numërimin e çdo vote.

Unë dhe gjithë demokratët jemi në krahun tuaj për t’ju mbështetur në çdo çast.

Punë të mbarë dhe FITORE!”, thuhet në mesazhin e kreut të PD-së të siguruar nga SYRI.net.