Baloteli konfirmohet për dy sezone me fanellën kuqezi

Mario Baloteli nuk do të ndryshojë kampionat në këtë edicion dhe do të kërkojë që të çojë Nicën sa më larg në Ligën e Kampioneve.

Konfirmimi vjen nga fakti se klubi kuqezi ka zyrtarizuar rinovimin e marrëveshjes që kishte me sulmuesin italian.

Sipas mediave franceze, Baloteli ka nënshkruar për dy vite të tjera me klubin francez, por mund ta ndërpresë marrëveshjen në edicionin e ardhshëm.

Futbollisti 26-vjeçar shënoi 17 gola me fanellën e Nicës duke ndihmuar ekipin e drejtuar nga Lusien Favre të siguronte vendin e tretë në kampionat dhe pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve.