Apolitizmi aktiv-shenjë pozitive

Apolitizmi aktiv apo mospjesmarrja e vullnetshme ne votime, si shenje kundershtie ndaj klases politike, duhet pare si nje mesazh i forte dhe shume pozitiv nga ana e qytetareve. Duket se Shqipëria po zgjohet.

Ndoshta kemi sinjalin e pare se qytetaret nuk pranojne me nje lidership joserioz, autoritar, përjashtues dhe me programe spekullative. Njerezit duan vertetesi, ndershmeri dhe perkushtim. Njerezit duan demokraci partiake, gara te ndershme, shperqendrim pushteti, liri te medias, nje vend te mundesive per te gjithe.

Ne kete kontekst do kemi humbes te medhenj dhe fitues te vegjel. Cdo qeveri qe del nga pjesemarrja e ulet ka legjitimitet te cunguar. Cdo pakenaqesi dhe proteste qytetare mund ta rrezoje apo detyroje te qendroje mire se mund te ndeshkohet. Nje qeveri me voten e 25% te qytetareve eshte e brishte dhe veshtire t'ia toleroje kush arrogancen.

Ne Rumani, ne 2016-en, moren pjese rreth 40% e qytetareve ne zgjedhjet parlamentare dhe ishin kryesisht jovotuesit qe dolen ne rruge sapo qeveria e re filloi te merrte vendime per t'iu shmangur drejtesise.

Per kete arsye nuk duhen lejuar te rrisin artificialisht numrin e votuesve dhe te trukojne rezultatet perfundimtare sepse kjo fitore e shqiptareve krijon hapesira neser, per nje reagim me te forte rruge ndaj cdo qeverie autoritar-korruptive...