Meta i kundërpërgjigjet Ramës: Timoni yt përfundoi në opozitë bashkë me bandat
Në mesazhin e tij Meta ka thënë se sot shqiptarët vendosën me votën e tyre largimin e timonit dhe të bandave.
‘Timoni përfundoi bashkë me bandat e Rilindjes. Të mbrojmë verdiktin e votuesve. Shqipëria foli’, shprehet Meta.
Ndërkohë që më herët ka reaguar edhe nënkryetari i LSI-së, Luan Rama i cili shkruan:
Rilindja në opozitë! Bravo Shqipëri!
Mesazhi i Kryeministrit dhe lutjet e tij dëshmi e humbjes totale. Tani nuk ka më kthim, as shpëtim dhe as ngushëllim nga humbja e sigurtë!
Udha e mbarë me gjithë timon!