Pogba ‘sponsorizon’ ardhjen e Griezmann në Manchester

Ylli i Manchester Unitedit, Paul Pogba, e pranon se do të ishte i lumtur nëse Antonie Griezmann do të transferohej edhe te Manchester City, me kusht që ai të jetë i lumtur.

Griezmann ka qenë i lidhur me një kalim të mundshëm në United, por në fund vendosi të vazhdonte kontratën me Atletico Madridin.

Pogba dëshiron që Griezmann të jetë i lumtur, pavarësisht nëse është tek Atletico, te City, apo kudo tjetër.

“Griezmann? E dua lumturinë e tij. Nuk ka rëndësi nëse është tek Atletico apo City. Do ta përballoja. Ai është një nga lojtarët më të mirë në botë”, tha Pogba.