Zgjedhjet në Vlorë, LSI: Ja zonat ku kemi mundur PS-në e Edi Ramës

LSI, dega Sarandë pretendon, ende pa përfunduar afati zyrtar i votimeve, pretendon se ka mundur të gjithë kundërshtarët politikë duke dalë forcë e parë në disa zona në Qarkun e Vlorës.

LSI njofton se “është në prag të fitores së madhe për të dalë forcë e parë në Sarandë, Delvinë, Finiq, Konispol e Himarë”.

“Prandaj, në kohën e mbetur deri në mbyllje të kohës së votimit, shpejtoni që të jepni votën tuaj për të shpëtuar Shqipërinë nga kthetrat e krimit dhe të bandave të kanabisit! Eja dhe voto! Voto edhe ti”, apelon LSI.