‘Ardit Gjoklaj humbi jetën në landfillin e Sharrës’/ Këlliçi: Viktimizimi s’do e shpëtojë kreun e 5D për këtë vrasje
Drejtuesi politik i PD për Qarkut Tiranë, Belind Këlliçi ka reaguar në lidhje me vrasjen e të miturit Ardit Gjoklaj në landfillin e Sharrës kur ai ishte 17-vjeç dhe mbrojtjen që i bëri Edi Rama, Erion Veliaj, që sipas kryeministrit, kryebashkiakut të Tiranës, po i cënohet jeta nga linçimi publik.
‘Makutëria e kreut të 5D dhe presta nomet e inceneratorit fantazmë të Tiranës, jo vetëm që mbuluan me shpejtësi rrufe këtë vrasje makabër, por nga skenë krimi ku kishte humbur jetën një i ri, e kthyen landfillin e Sharrës në skenën më të madhe të krimit financiar në Ballkan dhe Europë!!!
Viktimizimi nuk do e shpëtojë as kreun e 5D dhe as përgjegjësit e tjerë të kësaj vrasje!’, shkruan Këlliçi në Facebook.
Postimi i plotë:
E drejta vonon, por nuk harron!
I ndjeri Ardit Gjoklaj, i cili humbi jetën në landfillin e Sharrës, ishte një minoren 17 vjeçar që punonte në të zezë për të siguruar bukën e gojës.
Makutëria e kreut të 5D dhe presta nomet e inceneratorit fantazmë të Tiranës, jo vetëm që mbuluan me shpejtësi rrufe këtë vrasje makabër, por nga skenë krimi ku kishte humbur jetën një i ri, e kthyen landfillin e Sharrës në skenën më të madhe të krimit financiar në Ballkan dhe Europë!!!
Viktimizimi nuk do e shpëtojë as kreun e 5D dhe as përgjegjësit e tjerë të kësaj vrasje!
RIP Ardit Gjoklaj!