Të shtëna me armë në Stamboll në paradën e LGBT

Policia në Stamboll raportohet se ka hapur zjarr për të ndaluar një marshim “të krenarisë” së homoseksualëve.

Efektivët kanë qëlluar me plumba gome dhe kanë përdorur gaz lotsjellës në një marshim të këtij komuniteti përmes Stambollit.

Eventi i LGBT ishte ndaluar pasi marshuesit thuhet se ishin kërcënuar nga nacionalistët. Por, më shumë se 200 protestues të rinj kanë sfiduar urdhrin e ndalimit të protestës dhe kanë dalë në marshim në rrugët e qytetit më të madh të Turqisë.

Policia është në vendin e ngjarjes, ku në masë të madhe mbizotërohet nga demonstruesit, dhe ka njoftuar se 12 persona janë arrestuar.