Vlorë, bllokohet votimi në komunën Akërni në Novoselë

Është bllokuar votimi për disa minuta në qendrën e votimit 4399/1 në komunën Akërni në Novoselë, Qarku i Vlorës.

Shkak për bllokimin mësohet se është ndërrimi i komisionerit të PD-së, i cili ka kërkuar ndërrim. Pas zgjidhjes së problematikës, votimi ka vijuar normalisht.