VIDEO / Formula 1, shihni përplasjen mes Vettel dhe Hamilton që solli ndërprerjen e garës
Gara e Çmimit të Madh të Azerbajxhanit u ndërpre prej më shumë se 15 minutash për shkak të aksidenteve të shumta, por vëmendja mbeti te përplasja në pistë e Sebastian Vettel (Ferrari) dhe Lewis Hamilton (Mercedes).
Nën regjimin e makinës së sigurisë, piloti britanik goditet nga pas nga rivali gjerman, që nuk e priste atë ulje drastike të shpejtësisë së pilotit të Mercedes.
Dhe, për të kërkuar “sqarime”, Vettel e godet sërish Hamilton në pistë me makinën e tij, duke ngritur dhe dorën për të kërkuar një shpjegim për këtë veprim të britanikut.
Ky incident solli ndërprerjen e përkohshme të garës, e cila më pas rifilloi sërish.