Fletët e votimi hidhen jashtë qendrës së votimit, nisin hetimet

Një hetim ka nisur në Delvinë, pas denoncimit të një kandidati për deputet.

Burime nga policia bëjnë me dije se Reni Brajami, kandidat për deputet i LSI-së në qarkun e Vlorës, rreth orës 12:00, është paraqitur në polici për të bërë kallëzim.

Ai ka thënë se në qendrën e votimit 4619 pranë spitalit, ka parë një shtetase e cila ka hedhur në tokë jashtë qendrës së votimit 2 fletë të ngjashme si fletët e votimit dhe pretendon se ato janë imituese ose të falsifikuara.

Policia ka bërë të mundur sekuestrimin e fletëve të konstatuara (2 copë), të cilat do t'i nënshtrohen ekspertizës për përcaktimin e saktë të tyre, njofton policia, që shton se vazhdojnë hetimet për zbulimin dhe sqarimin e këtij rasti.