Tjetër arrestim për fotografim vote, ja ku ka ndodhur këtë herë

Një tjetër arrestim është bërë në mesditë pasi një grua është kapur duke fotografuar votën.

Burime policore thanë se oficerët e Komisariatit të Policisë Nr 1, kanë bërë arrestimin në flagrancë të Fatbardha M, 50 vjeçe, banues në Tiranë.

Ajo është konstatur nga Komisonerët e Qendrës së Votimit nr 1688/1, në shkollën 'Kushtrimi i Lirisë' duke fotografuar votën.

Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Tiranës, për veprën penale "Shkelja e fshehtësisë së votimit".