Shqiptarët po bojkotojnë zgjedhjet, Rama në dëshpërim: Ngri telefonat, nxirrni njerëzit të votojnë

Kreu i PS-së njëkohësisht edhe kandidat për tu bërë për herë të dytë kryeministër, Edi Rama është në një situatë të vështirë.

Shqiptarët duket se kanë zgjedhur të mos dalin e të votojnë.

Si asnjëherë më parë, brenda 1 ore, Rama ka bërë dy mesazhe me thirrje për të dalë e për të votuar.

“Kujtdo nga ju që s'është sot në Shqipëri i lutem. Ngri telefonin! Nxiti të votojnë familjarët fqinjët miqtë të njohurit e tu këtu në atdhe”, shkruan Rama në mesazhin e parë.

“Voto. Voto. Voto. Mungesa është gjithnjë gabim. Vota sot vlen shumë. Për Ty, NE, Shqipërinë. Qentë le të lehin karvani forca përpara. Të gjithë për Shqipërinë”, shkruan ai në mesazhin tjetër.