Image

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

Nuk u lejuan të shkonin në shkollë me pantallona të shkurtra, djemtë shkojnë me...funde!

Nxënësit e një shkolle fillore në Britani kanë mbetur të pakënaqur nga rregullat e institucionit, sipas të cilave e kanë të ndaluar të vinin në klasë me pantallona të shkurtra, pavarësisht të nxehtit.

Por ata kanë vendosur ta organizojnë protestën e tyre në një mënyrë të spektakolare, duke veshur funde për të sfiduar jo vetëm motin e nxehtë, por edhe mësuesit e tyre.

Dhjetëra nxënës nga Akademia “Isca” në Exeter u përfshinë në demonstratën e çuditshme pasi drejtori i shkollës vendosi që studentët nuk do të lejoheshin të vishnin pantallona të shkurtra, pavarësisht se Britania u përfshi na një valë sfiduese të nxehti.

Dhjetëra nxënës protestuan të mërkurën, duke huazuar fundet e shoqeve dhe motrave të tyre.

Pamjet tek hynin në oborrin e shkollës të veshur me funde, kanë pushtuar internetin. /SYRI.net/