Kërcënohet me jetë nënkryetarja e KZAZ në Cërrik, ndërpritet votimi

Në qendrën e votimit të fshatit Shalës, Cërrik, është ndërprerë votimi për disa minuta.

Shkak u bë një incident jashtë qendrës së votimit.

Nënkryetarja e KZAZ-së nr.46 shtetasja M.M. ishte thirrur për një çështje pune nga Komisioni i Qendrës së Votimit.

Por ajo jashtë ambienteve të qendrës dyshohet të jetë kërcënuar me fjalë nga shtetasi Y.P., banues në fshatin Shalës, që kishte shkuar për të votuar.

Policia ka bërë shoqërimin e shtetasit Y.P. në ambientet e Komisariatit të Policisë Cërrik për veprime të mëtejshme.

Votimi në këtë qendër aktualisht vijon normalisht dhe pa probleme.