Reagon PS e Tiranës për incidentet në Vorë: Meta po nxit tensione

Pas incidentit të raportuar në Vorë dhe akuzave të LSI, ka reaguar pak më parë ashpër, edhe Saimir Tahiri, si kryetar i Partia Socialiste për Tiranën.

Ai e quan Ilir Metën, “një qen që leh, por nuk të ha”. Gjithashtu dega e PS, Tiranë, u ka bërë thirrje militantëve të saj që të ruajnë qetësinë nga provokimet e LSI-së.

Deklarata e plotë e PS, Tiranë

Ju shpreh keqardhjen per tensionimin qe Presidentit i zgjedhur Ilir Meta, ka nxitur e po nxit ne Vore nga dje dhe sot ne vazhdim.

Ilir Meta ka angazhuar nje rrjet njerezish me precedente penale, per te provokuar e penguar votuesit e zones.

Jane te njejtet qe e kthyen Voren ne nje vendgrumbullim mercenaresh ordinere te Ilir Metes ne zgjedhjet e kaluara vendore.

Partia Socialiste Tirane u ben thirrje te gjithe qytetareve te Vores me te drejte vote, te marrin pjese masivisht ne votim dhe te mbajne mire parasysh sot shprehjen e urte te popullit, “Qeni qe leh nuk te ha!”.

Mos bini pre e provokimeve qe organizon i deshperuari Ilir Meta dhe konsiderojini kercenimet e tij, shenja te c’ekuilibrimit te nje politikani qe nuk po kupton dot se si do jetoje pa pushtet!

Ruani qetesine!