Deklarata e ashpër e Metës, KQZ-ja bën thirrje të mos transmetohet

Pas deklaratës së ashpër të Presidentit të zgjedhur Ilir Meta nga Shëngjini, KQZ-ja i ka bërë thirrje mediave të mos e transmetojnë. Po ashtu ka reaguar edhe PS-ja, e cila ka shprehur "keqardhje për sjelljen antiligjore të Metës".

Presidenti i zgjedhur, ish-Kryetari i LSI Ilir Meta ka deklaruar nga Lezha, ku ai shkoi menjëherë pas incidentit me anëtarin e LSI-së se ka shkuar atje me gjithë eskortën për të mbrojtur votën e lezhjanëve nga bandat e Rilindjes dhe se të gjithë duhet të ngrihen e t'u japin dërrmën, bandave të Rilindjes.

"Do t’i thoni gjithë popullit të Lezhës se ka ardhur Ilir Meta me gjithë eskortën e vet, me gjithë miqtë e vet - tha Meta, -  për të mbrojtur votën dhe dinjitetin e lezhjanëve. Të ngrihen të gjithë për të dërrmuar bandat e Rilindjes, bandat e drogës dhe bandat që duan të vjedhin votën, dinjitetin dhe të ardhmen e lezhjanëve dhe të fëmijëve të Lezhës. "

Paraditen e sotme, një anëtar i LSI, Florian Dushku, u plagos nga një grup jashtë qendrës së votimit, një grup që u etiketua nga LSI-ja si banda kriminale e njohur e Rilindjes në këtë qytet, që ka mbështetjen e qeverisë dhe mbrojtjen e Policisë dhe që po përdoret për të dhunuar zgjedhjet.


Ilir Meta ne Lezhe by news-al