FOTO/ Nusja fierake shkon të votojë njëherë, pastaj e marrin krushqit

Kjo e diel është një ditë e shënuar për këtë të re nga Fieri, është dita e dasmës së saj. Por kjo nuk e ka penguar aspak të gjejë kohën për të votuar.

Hyrja e saj në shoqërinë e të atit në qendrën e votimit, sipas Vizionplus, është pritur me duartrokitje, duke ndryshuar atmosferën atje. Nusja thotë se dasma e saj përkoi rastësisht me datën e zgjedhjeve parlamentare. Përveç vëmendjes dhe habisë që shkaktoi prania e saj, nusja e re mori me vete edhe urimet për jetë të lumtur.