VIDEO - Inceneratorët, 5D.../ Erion Veliaj paraqitet në SPAK...te kolegët
Erion Valiaj, kreu i bashkisë së Tiranës ka mbërritur në SPAK.
I akuzuar nga opozita për korrupsion dhe vjedhje të parave publike, Veliaj është paraqitur këtë mëngjes në SPAK.
Ndryshe nga herët e tjera, i veshur me të zeza dhe me një fytyrë që nxinte, Veliaj ka shkuar kokëulur që në sabah te kolegët…
Pak ditë më parë hetuesit e BKH kanë sekuestruar telefonat e bashkëshortes dhe vëllait të tij.
Ndërkohë tre ditë më parë në SPAK u paraqit dhe bashkëshortja e Veliajt, Arjola Xoxa, e cila dëshmoi për rreth 3 orë para oficerëve të byrosë kombëtare të hetimit.
Kujtojmë se javën e shkuar Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Krime të Rënda rrëzoi kërkesën e Xoxës për kthimin e sendeve të sekuestruara gjatë kontrolleve të SPAK në banesën dhe biznesin e saj.
GJKKO rrëzoi gjithashtu dhe kërkesën e Arbër Veliajt, vëllait të kryebashkiakut, për kthimin e sendeve të sekuestruara nga SPAK.
Kontrollet u ushtruan dy javë më parë me urdhër të prokurorit Ols Dado, ku agjentët e BKH sekuestruan celularin e Ajola Xoxës, si dhe ushtruan kontrolle në qendrën “Harabel”, ku Xoxa është bashkëthemeluese.
Veprimet e organit të akuzë vijnë pas nisjes së hetimit pasuror për kryebashkiakun dhe familjarët e tij.