FOTO/ Presidentit Erdogan i bie të fikët në xhami

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdoan, i ka rënë të fiket gjatë faljes së namazit në një xhami, mëngjesin e ditës së sotme.

Truprojat vrapuan te presidenti , dhe me pas erdhën edhe mjekët, njofton gazeta turke Hürriyet duke shtuar se Erdogan u dërgua në një pjesë tjetër të xhamisë.

Mediat e tjera turke raportojnë se ai ndjehet mirë për momentin.

“Pata një problem me qarkullim të gjakut si pasojë e diabetit”, iu tha Erdogan gazetarëve që ishin mbledhur para Xhamisë.

“Falë Zotit, tani ndjehem  mirë” shtoi presidenti.

Erdogani u ndje keq gjatë lutjes së Bairamit të dielën në mëngjes./SYRI.net/