PSG ‘pushton’ Europën me 5 transferta të bujshme. Ja formacioni...

Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaiffi është duke punuar që të ndërtojë një super skuadër për sezonin e ardhshëm duke kryer blerje të bujshme.

Është e përditshmja spanjolle “AS” e cila ka publikuar formacionin e mundshëm me 5 transfertat e mëdha të PSG-së, shkruan SYRI.net.

Al-Khelaiffi synon të transferojë portierin e Milanit, Gianluigi Donnarumma, i cili sezonin e ardhshëm do të jetë i lirë.

Në mbrojtje do të synohet blerja e mbrojtësit të majtë të Monacos, Benjamin Mendy, ndërsa sulmi do të jetë treshja e ëndrrave: Cristiano Ronaldo, Gareth Bale dhe Kylian Mbappe.

/ SYRI.net /