Rama në panik, sms koordinatorëve të tij: Mos lini gjë pa bërë për vota

Pak orë pas hapjes së votimeve në Shqipëri, Edi Rama duket se është në mes të panikut.

Ai ka bërë një mesazh kordinatorëve të PS-së duke u kërkuar që të bëjnë çdo lloj gjëje për të siguruar votat.

Mesazhi që Rama u ka dërguar sot në celular, koordinatorëve të PS:

Qëllimin tonë mund ta realizojë apo ta pengojë edhe një votë e vetme në çdo qark.

Prandaj forca për të mbledhur çdo votë, për të çuar në votim çdo njeri, për të mos lënë gjë pa bërë për të mobilizuar dynjanë tonë në drejtim të çdo vote.