La fëmijët të vdisnin nga nxehtësia në makinë, nëna e re akuzohet për vrasje
Një nënë e re nga Teksasi është duke u akuzuar për vrasjen e dy fëmijëve të saj , pasi u gjetën të vdekur në një makinë muajin e kaluar.
Policia deklaron se Cynthia Marie Randolph ka pranuar se e mbylli derën për t’i dhënë vajzës e saj dyvjeçare, Xhulias, një "mësim" pasi ajo kishte refuzuar të largohej nga makina.
Xhulia dhe vëllai i saj 16-vjeçar Cavanaugh u shpallën të vdekur në orën 16:30 më 26 maj.
Temperaturat jashtë në atë kohë ishin rreth 35.5 gradë njofton policia amerikane.
Incidenti ndodhi në shtëpinë e zonjës Randolph pranë një liqenit të zonës, raporton “BBC”.
Detektivët thotë se "gjatë intervistave të shumta, Randolph ndryshoi disa herë detajet e ngjarjeve që çuan në vdekjen e fëmijëve të saj".
Në deklaratat e saj fillestare, ajo tha se fëmijët e saj kishin hyrë vetë në veturë, duke u vetë-mbyllur brenda.
Nëna 24-vjeçare gjithashtu tha se pas gjetjes së tyre ajo kishte thyer një nga dritaret e makinës duke u përpjekur t'i shpëtonte./SYRI.net/