E bujshme: Presidenti i Koresë së Jugut fton Kim Jong-un në Lojërat Olimpike

Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in ftoi Korenë e Veriut në Lojërat Olimpike Dimërore 2018 në Pyeongchang, duke rikujtuar se sporti mund të jetë një mjet i paqes, të shtunën në hapje të Kampionatit Botëror të Taekwondo në Muju.

“Besoj në fuqinë e sportit si udhërrëfyes drejt bisedimeve për paqen”, deklaroi ai.

Ky president i qendrës së majtë është i njohur për vullnetin që e karakterizon në zbutjen e tensioneve me Veriun dhe tentativat për t’u ulur në tryezën e bisedimve, ndryshe nga paraardhësit e tij, që kanë mbajtur një linjë të ashpër.

Të dy Koretë u ndanë nga një vijë kufitare që njihet si më e armatosura në botë dhe janë ende zyrtarisht në luftë, vetëm një amnisti, dhe jo një traktat paqeje u nënshkrua në fund të luftës 1950-1953.