Ditë zie dhe dhimbje në familjen e Alban Skënderajt

Artisti Alban Skënderaj ka humbur fatkeqësisht nënën e tij nga një sëmundje e rëndë. Sipas revistës "Who", mamaja e këngëtarit ishte shtruar në një spital në Itali, por nuk ia doli dot. Që nga data 8 qershor, Albani ka ndaluar çdo postim mbi aktivitetet e tij në Instagram, për të kaluar ditët e fundit pranë shtratit të nënës. Disa vite më parë, edhe bashkëshortja Miriam Cani humbi nënën e saj dhe vazhdimisht ajo gjen rastin ta kujtojë me mall në postime.