FOTO/ Ministrja e Ramës poston statusin e Berishës. Harito: E ku qëndron problemi këtu?

Ministrja e Inovacionit, Milena Harito në ditën kur shqiptarët do të votojnë për kryeministrin e ri, ka vendosur që të shpërndajë statusin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

“E ku qëndron problemi këtu?

Nuk keni ç'bëni z. Berisha mësohuni me idenë që edhe Farka do të votojë PS! Të parët maturantët me të cilët festuam të premten!

Banorët çdo ditë na rrëfejnë zullumet e qeverisjes shumë-mandatëshe të komunës nga përfaqësuesi juaj”, shkruan Harito në Facebook.