Wesley Sneijder mund të rikthehet në Serie A te klubi surprizë

Mesfushori holandez i Galatasarayt, Wesley Sneijder, po kërkohet nga skuadra e Bolognas, bëjnë të ditur mediat italiane.

Bologna po tenton të shfrytëzojë situatën jo të mirë të holandezit te skuadra turke, pas problemeve që së fundi i janë shfaqur me trajnerin kroat Igor Tudor.

Sneijder edhe në të kaluarën ka qenë pjesë e Serie A, ku ka veshur fanellën e Interit, me të cilën skuadër fitoi edhe Ligën e Kampionëve.

Në karrierën e tij, Sneijder ka veshur edhe fanellën e Ajaxit dhe Real Madridit.