SYRI TV/ Gjirokasër/ Muri 5 metër në rrezik shembjeje prej dy vitesh, banorët: Jemi ankuar, asnjë zgjidhje
Një mur mbi 5 metra i larte në Lagjen Pazari i Vjeter ne Gjirokastër rrezikon të shembet, duke shkaktuar shqetësim tek banorët. Kjo situatë problematike paraqitet prej më shumë se dy vitesh, por pavarësisht ankesave që kanë drejtuar, banorët thonë se nuk është ofruar asnjë zgjidhje.
SYRI TV
Lagjja Pazari i Vjeter ne Gjirokastër eshte nje nder lagjet historike te qytetit te gurte. Ajo frekuentohet jo vetem nga banoret por edhe nga turistet vendas dhe te huaj. Por banoret shprehen se ndihen te rrezikuar cdo dite teksa përshkojnë rrugën e lagjes me këmbë apo me mjete. Muri i cili eshte mbi 5 metra i larte rrezikon të shembet, teksa gjate stines se dimrit perkeqesohet situata nga reshjet e shiut. Kjo situatë problematike paraqitet prej më shumë se dy vitesh, por pavarësisht ankesave që kanë drejtuar, banorët thonë se nuk është ofruar asnjë zgjidhje.
Nje prej punojesve te sherbimit publik ka pohuar se ky problem eshte evident dhe do te merren masa sa me shpejt per rehabilitimin e tij.
Lagjia Pazari i Vjeter ka me shume se 20 familje qe pershkojne kete rruge cdo dite me friken e shembjes se murit.