VIDEO/ Si mori flakë frigoriferi që vrau 79 persona në Londër

Zjarri që përfshiu “Grenfell Tower” në Londër disa ditë më parë u shkaktua nga një shkëndijë elektrike në frigoriferin e një prej apartamenteve, ndërsa flakët u përhapën në vetëm 55 sekonda.

Departamenti i zjarrfikësve ka kryer së fundi një test me dy modele frigoriferësh, një i prodhuar sipas modelit britanike dhe një tjetër, sipas atij amerikan.

Frigoriferi britanik është i mbyllur me një shtresë plastike në pjesën e pasme, ndërsa ai amerikan ka një shtresë metalike. Siç shihet edhe në video, frigoriferi më mbështjelljen plastike merr flakë menjëherë dhe zjarri përhapet në të gjithë pajisjen, ndërsa në modelin amerikan nuk ndodh diçka e tillë. Në zjarrin që përfshiu “Grenfell Tower” humbën jetën 79 persona.