‘Irena me 3 mbiemra’/ Malltezi: Dreqtësia e kapur! KLGJ një herë pranon që është shkarkuar, më pas thotë ‘nuk e di’

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Jamarbër Malltezi ka publikuar dy përgjigjet kontradiktore të Këshillit të Lartë Gjyqësor, për pyejten e avokatëve se a ka procedim disiplinor në historikun e punës së gjyqtares së GJKKO, Irena Gjoka, (Shpata, Maneku).

Në një përgjigje kthyer për avokatët në datë 01. 12. 2023 KLGJ pranon që gjyqtarja Irena Gjoka është shkarkuar nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë në datë 08. 02. 1996 dhe në një përgjigje tjetër të datës 21. 12. 2023, KLGJ shprehet se ‘nuk disponon të dhënat për sa kërkohen nga ana e avokatëve’.

‘Deri ku shkon dreqtësia e kapur për të mbrojtur delinkuenten Irena me 3 mbiemra. Me 01.12.2023 pranon që është shkarkuar, 3 javë dhe një shkulje veshi, më pas përgjigja bëhet “nuk e di”, shkruan Jamarbëri në Facebook.

Postimi i plotë:

I njejti person, e njejta pyetje, 2 pergjigje te ndryshme! Deri ku shkon dreqtesia e kapur per te mbrojtur delinkuenten irena me 3 mbiemra. Me 01.12.2023 pranon qe eshte shkarkuar, 3 jave dhe nje shkulje veshi me pas pergjigja behet “nuk e di”.