Terrorizmi godet sërish - Të paktën 57 të vdekur dhe 200 të plagosur në Pakistan

Një seri atentatesh që përgjaku të premten e ramazanit në Pakistan, ku edhe një atentat i dyfishtë vetëvrasës në një treg, ka shkaktuar vdekjen e të paktën 57 personave dhe 200 të tjerë janë plagosur, sipas bilancit të bërë publik sot nga autoritetet.

Një treg në Parashinar, në kufirin afgan, u sulmuan në orën e pikut nga një shpërthim i dyfishtë, ndërkohë që afroheshin festimet e mbylljes së ramazanit.

Pakistani prej shumë vitesh përballet me grupe të armatosura, kryesisht në zonat tribale në veriperëndim, ku qindra lëvizje islamike të armatosura operojnë pa asnjë pengesë.