‘Problem nuk është Tik Toku, por platformat e bandave’, Teliti: Njerëzit nuk kanë nevojë për lëmosha të Ramës
I ftuar ne edicionin e pasdites në SYRI TV ka qenë Dorjan Teliti nënkryetari i Këshillit Bashkiak dhe këshilltari për çështjet ekonomike në PD . Ai gjatë bisedës më me moderatorin Bledi Marku tha se, çdokush ka nevojë për të ardhura periodike, jo lëmosha të Ramës 1 herë në 4 vite.
Dorjan Teliti: Çdokush ka nevojë për të ardhura periodike. Pra çdo muaj të marrë pagesat e mjaftueshme për të përballuar jetesën. Pensionisti nuk ka nevojë për lëmosha kur i teket Edi Ramës. Çfarë do bëjë pensionisti.
Do hedhë valle tre ditë, po pastaj 51 javë të tjera do mbajë barkun me dorë. Ate bonusin siç e kanë marrë, një pjesë ua ka marrë lista e ushqimeve thonë pensionistët, pjesa tjetër kanë shkuar tek farmacia për të blere disa ilaçe të tjera shtesë që nuk i blinin.
Po në Janar çfarë do të bëjnë, ku do i gjejë pensionisti ato ilaçe shtesë që i duhen. Rama manipulon vullnetin dhe manipulon mendimin shoqëror. Siç e bëri edhe sot. Na shpiku armikun e radhës Tik –Tokun. Po nuk ta ka fajin Tik – Toku. Fajin ta kanë këto platformat që kanë folur kriminelët që kanë folur oligarkët që kanë folur qeveritare se si aty të vriteshin njerëz. Këto platforma ta kane fajin e jo Tik Toku e cila ishte e vetmja që nuk ishte nënë kontrollin e qeverisë.