FOTO / Lideri i Tiranës bëhet ‘ujk’

Afrim Taku është zyrtarisht futbollist i Skënderbeut. Ish-mesfushori i Tiranës, i cili shënoi 9 gola sezonin e shkuar, është bashkuar sot me skuadrën e re në Korçë ku ka zhvilluar dhe seancën e parë stërvitore me ekipin.

28-vjeçari ka firmosur kontratën që e lidh me Skënderbeun për një vit. Lajmi është konfirmuar në faqen zyrtare të Skënderbeut në Facebook.