VIDEO / Ja cilin rekord barazoi sot Cristiano Ronaldo

Cristano Ronaldo vazhdon të shënojë dhe të thyejë rekorde. Ylli i Real Madridit shkëlqeu ndaj Zelandës së Re, duke vazhduar me ecurinë pozitive të finalizimeve.

Pas këtij goli, Ronaldo ka shkuar në kuotën e 75 finalizimeve me Portugalinë dhe renditet i treti në listën e golashënuesve më të mirë në histori me kombëtaren, teksa ishte goli 60-të në garat kompetitive më shumë se çdo lojtarë tjetër evropian në histori të futbollit.

Ronaldo ka kaluar Klosen, i cili ka shënuar 71 gola me Gjermaninë dhe sot ka barazuar Sandor Kocsis të Hungarisë, që ka shënuar 75 gola për kombëtaren e tij, ndërsa golashënuesi më i mirë në histori është Ferenc Puskas, i cili ka shënuar 84 gola.

Kështu, katër herë fituesi i “Topit të Artë”, që ka thyer shumë rekorde gjatë karrierës, po ashtu edhe gjate sezonit që lamë pas, është nëntë gola larg rekordit historik me kombëtaren.