'Do kesh probleme pas zgjedhjeve', dhunohet i riu në Kavajë

Një i ri ka denoncuar në policinë e Kavajës se është kërcënuar nga dy persona, për motive politike.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Kavajë, kanë bërë shpalljen në kërkim të:

A. S., 59 vjeç dhe B. Xh., 30 vjeç, të dy banues në Kavajë, bëjnë me dije burime zyrtare nga policia.

Për këta, ka bërë kallëzim në ambientet e Komisariatit të Policisë Kavajë, T.P., 24 vjeç, banues në Kavajë.

Ai ka kallëzuar se në vendin e njohur si 'nënstacioni elektrik' në lagjen nr 2 Kavajë, pranë tij ka ndaluar një automjet ku nga kanë zbritur persona e sipërpërmendur.

Sipas tij, A.S., e ka qëlluar dhe e ka kërcënuar se mbas zgjedhjeve do ketë probleme.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë së Kavajës për veprën penale “Kanosjes apo dhunimit ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.