Portieri kërkon rritje të rrogës, Chelsea bllokon tratativën

Bllokohen përkohësisht bisedimet me Chelseat dhe portierit Thibaut Courtois.

Gardiani i bluve të Londrës pretendon një rritje të ndjeshme të pagës, por Abramovich nuk është i gatshëm të derdhë shuma të mëdha në llogarinë e tij.

Aktualisht Courtouis përfiton rreth 90 mijë paund në javë, por 25-vjeçari synon të arkëtojë sa më shumë. Emri i belgut është lidhur edhe me Realin gjatë muajve të fundit dhe nëse Chelsea nuk arrin të rinovojë kontratën që skadon në vitin 2019, atëherë do të jetë shumë e vështirë që Courtois ta vazhdojë karrierën nën urdhrat e Antonio Contes.