Surprizon Pepe/ Ja ku do të luajë sezonin e ri

Mbrojtësi portugez i Real Madrit, pritet të largohet nga kampionët e Europës këtë sezon për tu transferuar në një skuadër tjetër.

Pepe do të ndahet zyrtarisht me Real Madridit me 30 qershor, atëherë edhe kur i skadon kontrata me Los Blancos. Mbrojtësi portugez karrierën pritet ta vazhdoj te kampioni i Turqisë, Besiktas, shkruan gazeta Fanatik.

Thuhet se Pepe do të përfitojë rreth 12 milionë euro gjatë dy sezoneve të ardhshme me ekipin turk.

Më herët është raportuar se Pepe do të transferohet te PSG, por si duket këta të fundi nuk i kanëp ofruar kontratë dyvjeçare.