FOTO/ Fëmijët e viteve '90 nuk e kanë harruar 'Haidin', ja si është sot ajo

Fëmijët e viteve '90-ta me nostalgji kujtojnë filmin për fëmijë “Heidi” i cili është i bazuar në romanin e Johanna Sypri, botuar në vitin 1881. Ky roman në të cilin flitet për jetën e një vajze të vogël që jeton në Alpe nën kujdesin e gjyshit, u realizua disa herë si film, film i animuar e u dha në disa versione, megjithatë prodhimi i vitit 1993 i cili vie në regjinë e Michael Ray Rhodes mbetet ndër më të popullarizuarit, shkruan rtv21.tv

ogëlushja e cila atë kohë luante rolin kryesor atë të Heidit quhet Noley Thornton. Ajo ka lindur në më 30 dhjetor të vitit 1983, pra tani është 33 vjeçare. Karrierën prej aktoreje e zhvilloi vetëm në moshën e fëmijërisë, ku gjatë asaj kohe pati shumë suksese.

Thronton ishte pjesë e serialit të famshëm “Beverly Hills 90210” ku aty luante rolin e Erikës. Mbase tani 24 vite pas filmit, shumë simpatizues të Hediit të vogël do të donin të dinin se si duket ajo tash, si një grua 33 vjeçare. E këtë mund ta shihni në fotografitë në vazhdim.

Ndërkohë ju kujtojmë se filmi “Heidi” është realziuar edhe njëherë në vitin 2015 në regjinë e Alain Gsponer./21Media