'Shqipërinë do ia kthejmë shqiptarëve'/ Belind Këlliçi paralajmëron pjesëmarrje masive në protestën e 23 dhjetorit

Belind Këlliçi, anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike, ka paralajmëruar një protestë të fuqishme në Tiranë, që do të zhvillohet më 23 dhjetor 2024, në orën 17:00.

Këlliçi ka njoftuar se protestuesit do të mbushin sheshet e kryeqytetit për të shkundur sërish situatën politike.

Ai theksoi se kjo protestë ka për qëllim rikthimin e Shqipërisë në duar të shqiptarëve. Protesta do të zhvillohet në zemër të Tiranës, dhe PD i bën thirrje qytetareve të mobilizohen.

POSTIMI I PLOTË:

Me demokratët e degës 8, në zemër të Tiranës✌🏻
Protesta e ditës së hënë, datë 23 dhjetor, ora 17:00, do e shkundë sërish kryeqytetin. 
Tirana do jetë në shesh! 
Shqipërinë bashkë do i’a kthejmë shqiptarëve.