Kosovarët i 'ikin' festës së Bajramit, sulen drejt plazheve të Shqipërisë

Tashmë është bërë zakon që shumë kosovarë të kenë destinacion Shqipërinë në ditët e fundjavës. Por, fluks dukshëm më i madh duket në kohën e festave.

Kjo është parë edhe sot në kufirin Shqipëri - Kosovë ku qindra makina i janë drejtuar Shqipërisë për të kaluar dy ditë pushim  dhe për t'i "ikur" festës së Bajramit.

Më shumë se 2 kilometra ka qenë kolona në orët e para të mëngjesit në pikën kufitare. E diela dhe e hëna pritet të jenë më të ngarkuarat për bregdetin shqiptar. 

Fat i mirë për pushuesit do të jenë edhe temperaturat e larta të cilat pritet të jenë mbi 30 gradë celcius./Indeksonline/