VIDEO/ Princi i ‘Ndraghetas’, Kepi: Mafia italiane investoi në ndërtim, turizëm dhe shëndetësi në Shqipëri

Gazetarja Alba Kepi ka zbardhur për SYRI TV, pjesë të tjera nga dosja e Mafias kalabreze ‘Ndragheta’ dhe lidhet e saj në Shqipëri.

Gjatë bisedës me moderatorin Bled Marku, Kepi tregon se, ‘princi’ i ‘Ndraghetas’, mblidhte paratë e familjeve mafioze në Itali dhe i sillte në Shqipëri që ti pastronte.

Gazetarja ka zbuluar edhe tre sektorët kryesorë ku kishin investuar mafiozët italianë, që ishin ndërtimi, shëndetësia dhe turizmi.

‘Është një aferë korruptive mes sipërmarrësve të cilët pastronin paratë e mafias kalabreze, dhe që drejtoheshin nga princi i ‘Ndraghetas’ i cili është Antonio Gallo, i cili që prej 2017 ka një kompani sipërmarrje në Shqipëri dhe gjithë zinxhirit që e favorizon, që nga avokatët, noterët etj., zinxhirë që lejohej të vihej ky bashkëpunim i strukturuar kriminal i tipi mafioz.

Princi i ‘Ndraghetas’ është pika kyçe e këtij operacioni, pasi ai mblidhte paratë e klaneve të ndryshme dhe i sillte në Shqipëri, pasi siç shihet edhe nga përgjimet, në Shqipëri ishte mjaft e lehtë të pastroje paratë dhe të bëje biznes, mjafton të kishe një lidhje, një punëmbarues, miqësi, me një ministër apo drejtues të lartë.

E me këtë mundësi jo vetëm mund të merrje licenca, por edhe të vendosje monopolin në një fushë të caktuar. Vihet re në këto dosje voluminoze me mbi 1 mijë faqe, se tre janë sektorët kryesorë ku kishin shtruar duart e tyre.

Ndërtimi, shëndetësia dhe sektori i turizmit. Kanë janë sektorët ku Ndragheta kishte shtrirë duart në Shqipëri’, tha ndër të tjera në SYRI TV, gazetarja Alba Kepi.

INTERVISTA E PLOTE: