Pronari i Milanit flet për të ardhmen e Donnarummas

Drejtori ekzekutiv i Milanit, Marco Fassone ka lënë një fije shprese për të rinovuar kontratën me Gigio Donnarumman.

Në një prononcim për mediat, ai tha se Milani do të vijojë punën për të kryer transferua të bujshme, shkruan “Football-Italia”, raporton SYRI.net.

"Ne kemi dashur të bëjmë një skuadër të madhe e cila do të vendoset në dispozicion të trajnerit Vincenzo Montella. Duket e vonuar, por tregu i transferimeve ende nuk është hapur zyrtarisht, ende ka kohë për të vijuar punën. Sa për Donnarumma, nuk ka asgjë të re. Ne jemi ende këtu duke pritur, por jo edhe për shumë kohë”, u shpreh ai.

/ SYRI.net /