A po e ndien Rama humbjen? Fjalimin tim të fundit doja ta mbaja në Vlorë

Kryeministri Edi Rama, ka zgjedhur qytetin e Vlorës për të mbyllur fushatën elektorale. Në fjalën e tij para qytetarëve vlonjate Rama, tha se fjalimin e tij të fundit donte ta mbante në Vlorë.

Kjo deklaratë e Ramës tregon se i po i druhet humbjes dhe hakmarrjes së qytetarëve shqiptarë në 25 qershor. Kujtojmë që Rama 4 vjet më parë u zgjodh deputet i Kuvendit të Shqipërisë në Vlorë,në këto zgjedhje ai është i 6-ti në listë po në këtë qytet.